Botë
Shqipëri, interpelancë me ministrin e Brendshëm
18.06.2020 12:00
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot Seancën Plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente....

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot Seancën Plenare ku do të ketë një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me kriminalitetin në vend.
Në Kuvend do të shqyrtohet edhe raporti i Këshillit të Ministrave për ecurinë e procesit të integrimit për vitin 2019. Në Kuvendin e Shqipërisë do të shqyrtohet edhe raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2019.
