Ekonomi
OEMVP: Të hiqet vetëizolimi për ata që hyjnë në RMV
18.06.2020 16:23
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë...

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për masat që duhet të zbatojnë qytetarët që hyjnë në shtet.
Sipas kësaj Ode, masa e vetëizolimi shtëpiak për personat me test pozitiv PCR dhe karantinës së detyrueshme për taa pa test, është ngarkesë e panevojshme dhe pengesë shtesë për lëvizje të lirë.
“Duke e pasur parasysh që diaspora është mjaft e rëndësishme për ekonominë e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë të rëndë ekonomike, kushti për vetëizolim paraqet pengesë kryesore që diaspora të vendos a ta vizitojë vendin këtë vit dhe prandaj ne si OEMVP kërkojmë ky kusht të ndryshohet më së voni deri më 1 korrik. Kërkojmë vendim të shpejtë nga Qeveria me të cilin do të hiqet ky obligim si dhe për të njëjtën URGJENTISHT të informohet diaspora përmes Përfaqësive të Konsullatave Diplomatike”,- thuhet në reagimin e OEMVP-së.
Bekteshi: Vendimi u propozua nga KSN, do e rishqyrtojmë
Ministri i ekonomisë Kreshinik Bekteshi thotë se Qeveria do ta rishqyrtojë mundësinë e heqjes së kësaj mase për personat që kanë teste negative PCR.
“Ne do ta rishqyrtojmë këtë vendim të cilin e kemi miratuar me propozim të Komisionit, por është me rëndësi që të theksohet fakti që, pikërisht në periudha të pandemive të tilla, për ne si qeveri është shumë me rëndësi që të miratojmë propozimet e komisionit, sepse është institucioni më i thirrur në raste të tilla, duke u bazuar në aspektin shkencor, mbi të cilin ato i sjellin propozimet,”- tha ministri Bekteshi.
