Maqedoni
Fushta zgjedhore me protokoll, partitë heqin dorë nga tubimet e mëdha
18.06.2020 18:00
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të zhvillohet kryesisht nga distanca...

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të zhvillohet kryesisht nga distanca, për shkak të epidemisë me virusin korona. Kanal komunikimi mes garuesve dhe zgjedhësve do të jenë mediat tradicionale, rrjetet sociale dhe reklamimi në stenda afishimi. Tubimet e mëdha janë anuluar. Mund të aplikohet propagandimi i programit zgjedhor dhe kandidatët për deputetë sipas modelit derë më derë.
“Në kampanjën tonë do të koncentrohemi në prezentimin e programit partiak dhe kuptohet që do të mundohemi maksimalisht t’ua bëjmë me dije votuesve dhe qytetarëve që program I BDI-së është për të mirën e qytetarëve.”- tha Shermin Mamut nga BDI.
“Deklarata e përbashkët e partive shqiptare është në fuqi. Disa prej elemneteve janë realizuar dhe sigurisht se pas zgjedhjeve, a ne besojmë se fitues do të jetë koalicioni ASH-Alternativa do të vazhdojnë më tej realizimin e kërkesa dhe pikave brenda asaj deklarate.”- tha Lulzim Aliu nga koalicioni ASh-Alternativa
“Shtyllat kryesore të platformës së PDSH-së janë instalimi i demokracisë konsensuale dhe posti I një zëv/kryeministri të vetëm me të drejtë vetoje.”- tha Sali Ajdini nga PDSH.
Edhe koalicioni i kryesuar nga LSDM dhe ai i kryesuar nga VMRO DPMNE kanë heq dorë nga tubimet e mëdha. Do të shfrytëzojnë mundësitë bashkëkohore për fushatë.
“Tubime dhe ngjarje të mëdha LSDM dhe koalicioni “Mundemi” nuk do të organizojë. Do t’I shfrytëzjëm si deri tani ashtu edhe më tej të gjitha mundësitë e reja dhe mjete moderne që janë në dispozivion.”- tha Lupço Nikollovski nga LSDM.
“Normalisht se tubimet e mëdha nuk do të ndodhin për shkak të masave që duhet të respektojmë. Gjithsesi se do të provojmë t’i qasemi çdo votuesi duke i respektuar masat e mbrojtjes.”- tha Igor Janushev ngs VMRO DPMNE.
Partitë politike kanë rënë dakord që për fushatën zgjedhore dhe votimin KSHZ në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse të hartojnë protokole speciale. Zyrtarisht fushata zgjedhore fillon më 24 qershor dhe përfundon më 12 korrik.
SHPËTIM NUREDINI
