Studentët njihen me mundësitë për punësim
Agjencia për Punësim në Republikën e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me studentët e viteve të fundit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, me çka për së afërmi i kanë informuar ata për aktivitetet e kësaj agjencia në kuadër të planit operativ të qeverisë për punësimin e të rinjve.......

Koordinatori i këtij projekti, Abdulxhelal Jonuzi, theksoi se takime me studentët do të realizohen edhe në të ardhmen, me qëllim që ata të gjejnë mundësi se si të punësohen.
“Takimi i sotëm i Agjencisë për Punësim në kuadër të aktiviteteve të veta dhe në kuadër të planit operativ të qeverisë 2011 – 2015, e pamë të arsyeshme të bëjmë një takim me studentët e viteve të fundit të Fakultetit Filologjik dhe në kuadër të këtyre aktiviteteve ky takim do të jetë i pari, por do të ketë vizitë edhe në të ardhmen, që t’i njohim studentët me të gjitha platformat dhe obligimet tona që i kemi ndaj studentëve të diplomuar, sidomos të gjeneratës më të re, të moshës deri në 29 vjeçare dhe për të gjitha aplikimet dhe format se si mund të vijnë më lehtë deri te punësimi dhe të jenë më konkurrent në tregun e punës”- deklaroi koordinatori, Abdulxhelal Jonuzi.
Për momentin, Qendra e Punësimit në Tetovë ka mbi 2600 studentë të diplomuar, që kanë kryer fakultetin me sukses dhe janë të paraqitur nga ky ent, kanë apeluar deri tek të papunët dhe të diplomuarit që të paraqiten dhe t’i ndjekin të gjitha shpalljet në kuadër të Entit të Punësimit me aplikimet e reja dhe planin operativ për punësimin e kuadrit të ri. (Miftar Emini, TVM2)
