Vazhdojnë reagimet për vizitën e Ramës në Beograd
Çështja e incidentit në Beograd dhe agjenda dyditore që do ta ndjekë Rama gjatë vizitës së tij në Serbi, vazhdon të jetë tema më e nxehtë në Shqipëri........

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, e sheh shtyrjen e vizitës si vendim i duhur, pasi, sipas tij, tonet e Serbisë po vijnë duke u zbutur, falë edhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Nga ana tjetër, ai theksoi se kryeministri serb, Vuçiç, duhet ta ketë për nder ta shoqërojë Ramën në Preshevë.
Ndërsa kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme që të sjellë informacion në kuvend mbi hapat që po merren pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Vizita e Ramës, e planifikuar të zhvillohej më 22 tetor, u shty për në datën 10 nëntor, pas tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të incidenteve të 14 tetorit. Dakordimi për këtë datë erdhi pas telefonatës së kryeministri serb, Vuçiç, që i bëri homologut shqiptar, Ramës.
