Botë

Shqipëri, 50 raste të reja, një tjetër viktimë nga Covid-19

19.06.2020 12:01

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 50 raste të reja me Covid-19...

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë  regjistruar 50 raste të reja me Covid-19 dhe një tjetër pacient ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë përkujton  se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
 
"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë. Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid-19. Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë."- tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik Shqipëri.