Botë

Kosovë, Covid-19, 65 pacientë të hospitalizuar në infektivë

19.06.2020 15:13

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 79 pacientë, prej tyre 65 raste janë të konfirmar...

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 79 pacientë, prej tyre 65 raste janë të konfirmar me Covid-19 pozitiv. 30 nga rastet pozitive me Covid-19 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, derisa pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv. Pesë prej rasteve pozitive janë në gjendje stabile dhe lirohen për vetizolim në shtëpi.
 
Klinika Infektive njofton se është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste të tjera. Numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë  ka arritur në 1 mijë e 916, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjeve të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 973 raste.