Diplomacia e rajonit në Beograd, në tryezë edhe Kosova
Takimi Rama-Vuçiç i shtyrë për në 10 nëntor do të paraprihet nga takimi i Bushati-Daçiç. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë do të jetë pjesë e tryezës që Stefan Fyle, Komisioneri për Zgjerim i BE-së ka organizuar në Beograd të enjten.......

Ulja ne te njejten tryeze e dy shefave te diplomacise eshte e para pas ngjarjeve te dhunshme ne stadiumin e Beogradit, dhune qe u parapri me tensionimin e marredhenieve mes dy shteteve pas refuzimit per komunikim telefonik te shefit te diplomacise serbe Ivica Daçiç me homologun e Tiranes.
Nen inisiativen e Brukselit me shtysen e forte te Berlinit, 6 shefat e diplomacise se Ballkanit Perendimor do te jene ne te njejten takim, i cili do te hapet me fjalen e kryeministrit serb Aleksander Vuçiç. Ndersa prezenca e Bushatit ne te njejten tryeze me Ivica Daçiç vlen per t`u nenvizuar per shkak te pikepyetjes qe u ngrit pas retorikes se artikuluar nga homologu i tij javen e shkuar, ajo qe ajo merr vlere te rendesishme eshte prania e Enver Hoxhaj, ministrit te Jashtem te Kosoves.
Shefi i diplomacise kosovare do te jete i ulur ne takimin e kryesuar nga Stefan Fyle, njesoj si homologu serb, maqedonas, Bosnje Hercegovines e Malit te Zi, pikerisht ne Beograd, duke shenuar edhe te parin udhetim te nje ministri te Jashtem kosovar ne kryeqytetin serb.
Paralelisht me tryezen e ministrave te Jashtem, nje tjeter tryeze e ministrave te Ekonomise do te mbahet ne Beograd. Arben Ahmetaj dhe 5 homologet e tij rajonale do referojne ne prani te zevendespresidentit te Komisionit Europen per politikat ekonomike kombetare dhe bashkepunimin rajonal.
