Botë

Shqipëri: 53 raste të reja, një tjetër viktimë nga Covid 19

20.06.2020 15:43

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19...

Në  24 orët e fundit në Shqipëri janë  regjistruar  53 raste të reja me COVID-19 dhe një tjetër pacient ka humbur jetën. 
 
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pacientja që nuk ka mundur t’ia dalë pas infektimit nga kjo sëmundje, ishte e moshës 70-vjeçare me origjinë nga Durrësi.
 
Po ashtu mësohet se pacientja që ka humbur jetën, vuante edhe nga një sëmundje e rëndë e leukozës.
 
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
 
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 26 të prekur në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Krujë, 4 në Vlorë, nga 3 raste në Fier dhe Pogradec, nga 2 raste në Kukës dhe Lezhë, nga 1 rast në Durrës dhe Përmet.
 
Në Shqipëri janë aktualisht 722 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.