Botë
OBSh: Bota në fazën e rrezikshme, virusi përhapet shpejtë
20.06.2020 16:02
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se virusi korona është në fazën më të rrezikshme...

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se virusi korona është në fazën më të rrezikshme të zgjerimit të tij si kurrë më parë dhe paraqet rrezik serioz për tërë botën.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adonom Gabriesus tha se “Covid-19” shumë shpejtë po përhapet nëpër gjitha vendet e botës. Më shumë se 150 mijë raste të reja nga koronavirusi kanë filluar të raportohen për çdo ditë.
OBSH bën thirrje për ruajtjen e distancës mes njerëzve, të qëndrimit në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve vazhdimisht.
“E kuptueshme se shumë njerëz janë të lodhur nga fakti që gjatë gjithë kohës qendrojnë nëpër shtëpi. Vendet mezi pritën të hapen ekonomitë dhe shoqeritë e tyre, mirëpo dua të dini se virusi po zgjerohet shumë shpejtë. Ai është ende vdekjeprurës, ndërsa shumica e qytetarëve janë ende të cenueshëm dhe janë nën rrezik”, u shpreh drejtori i OBSH-së, Tedros Adonom Gabriesus.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarëve në nivel botëror tejkalon numrin 8,7 milion të infektuarëve. Në Brazil si asnjëherë më parë numri i të infektuarëve u rrit në 1 milion, shifra këto që e rangojnë Brazilin të dytin me rradh pas SHBA-se për nga numri i të infektuarëve nga Covid-19.
Dyfishim i numrave i të infektuarëve regjistrohet, Azi, në Lindjen e Mesme, në vendet e evropës dhe të rajonit. Luksemburgu, vend me rreth 600,000 njerëz, planifikon të testojë të gjithë popullsinë në mënyrë që të parandalojë një valë të dytë të” Covid-19”.
E gjithë popullata është e ndarë në grupe të vogla, anëtarët e të cilëve testohen rregullisht. Në ditë në këtë vend bëhen rreth 20 mijë testa të virusit korona.
Në ndërkohë nga shtimi i rasteve të reja Mali i Zi mbylli kufirin me Shqipërinë ndërsa rishikon listën e vendeve tjera fqinje për të hyrë në Malin e Zi, ndërsa autoritetet kroate kanë filluar të kthejnë qytetarët e Serbisë dhe të Bosnjë - Hercegovinës të cilët pa dokumentacion të arsyeshëm dëshirojnë të hynë në Kroaci shkruajnë mediat e rajonit.
Rreth 36 grupe të ndryshme mjekësore në barë botën po punojnë në gjetjen e një vaksine e cila do të luftoj virusin korona dhe do të parandaloj përhapjen e tij.
Një studim i ri i publikuar nga grupi farmaceutik gjerman “Stada” i realizuar në shkurt dhe mars të këtij viti me 2 mijë të anketuar nga disa vende të botës ka treguar se mbi 82 % e tyre janë për vaksinim të detyrueshëm.
REXHEP QAMILI
