Botë

Covid – 19 në Kosovë: 31 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

20.06.2020 19:11

Klinika Infektive në QKUK në Prishtinë, ka njoftuar se në këtë klinikë sot janë të hospitalizuar 82 pacientë...

Klinika Infektive në QKUK në Prishtinë, ka njoftuar se në këtë klinikë sot janë të hospitalizuar 82 pacientë, prej tyre, të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 72 pacientë.
 
Sipas infektives, gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, 2 prej tyre janë në gjendje kritike.
 
“Siç është njoftuar edhe njoftimin paraprak, sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Klinika është në në pritje të rezultateve për 8 raste, si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19”, thuhet në njoftim e Klinikës Infektive të Kosovës.