Botë

Në Brazil mbi një milion të infektuar dhe pothuajse 50.000 të vdekur nga Kovid-19

20.06.2020 20:03

Numri i të infektuarve me koronavirus në Brazil arriti në 1.038.568...

Numri i të infektuarve me koronavirus në Brazil arriti në 1.038.568, ndërsa nga Kovid-19 vdiqën 49.090 njerëz, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e atij vendi.

Dje u regjistruan 1.206 raste të vdekjes, ndërsa u vendos rekord i ri për nga numri i rasteve të reja, pasi që për një ditë u konfirmuan 54.771 të infektuar të rinj.

Kështu, Brazili u bë vendi i dytë në botë që konstatoi mbi një milion raste me koronavirus dhe është në vend të dytë në botë në raport me numrin e të infektuarve dhe numrin e të vdekurve, pas SHBA-së.

Tashmë ditën e katërt me radhë  numri i të vdekurve është më i madh se 1.200, lajmëroi BBC.

Ekspertët besojnë se numri i të infektuarve është shumë më i madh, ndërsa pandemia në Brazil posaçërisht e goditi popullatën më të varfër dhe autoktone.

Presidenti i Brazilit, Zhair Bolsonaro konsideron se virusi korona nuk është shumë i rrezikshëm dhe e quajti “grip të vogël”, dhe disa herë u konfrontua me guvernatorët shtetërorë dhe prefektët të cilët vendosën kufizim për shkak të luftës kundër Kovid-19.

Bolsonaro konsideron se pasojat ekonomike nga këto masa do të jenë më të këqija nga vetë virusi./mia