Maqedoni
Spitali Kozle, fillon trajtimin e të infektuarve me Kovid 19
21.06.2020 15:20
Në Spitalin për sëmundje të mushkërive te fëmijët- Kozle në Shkup

Në Spitalin për sëmundje të mushkërive te fëmijët- Kozle në Shkup filloi trajtimi I pacientëve me Kovid-19.
Në dispozicion janë 60 vende për mjekimin e të moshuarve dhe 15 për fëmijë të dyshuar dhe të infektuar nga virusi korona.
Është paraparë që në këtë spital të barten pacientë me fotografi më të lehtë dhe të mesme klinike.
Nga spitali Kozle bëjnë të ditur se janë të përgaditur me ekipe profesionale për trajtimin e pacientëve me virusin korona.
“Kemi ekipe që janë të përgaditur nga ana e ekipeve të internistëve dhe ekipeve të infektologëve , me pediatrët që janë në Kozle do të punojnë edhe në këtë problematikë .Ka mjek që janë nga Shkupi ,nga klinikat universitare por ka mjek që janë edhe nga brendia e vendit. Nga dita e nesërme i presim ekipet ,për momentin kemi në dispozicion ekipe, edhe pse nuk presim që sot të kemi pacient të ri por gjithsesi jemi të përgaditur dhe të gatshëm”, theksojnë nga spitali “Kozle”.
Krahas Klinikës infektive, spitalit “8 shtatori” që funksionon si Qendër Kovid-19, pacientë të dyshuar dhe të infektuar me virusin korona ,mjekohen edhe në spitalet në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Veles, Prilep, Manastir dhe Ohër.
VLORA LATIFI TOPOJANI
