Botë

Klosi: Kosova e Shqipëria të bashkëpunojnë në sektorin e turizmit

21.06.2020 18:23

Kosova dhe Shqipëria duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën pas humbjeve që kanë pësuar të dyja vendet...

Kosova dhe Shqipëria duhet të ndihmojnë njëra-tjetrën pas humbjeve që kanë pësuar të dyja vendet gjatë pandemisë, në mënyrë që të ringjallet sektori i turizmit, vlerëson Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi.
 
Ai mes tjerash ka thënë se duhet të krijohet një bashkëpunim 12 muajorë në sektorin e turizmit.
 
“Turizmi duhet ta kuptojmë që është një urë e jashtëzakonshme bashkëpunimi ndërmjet problematike dhe zhvillimeve të të dyja anëve të bjeshkëve. Por në qoftë se sot dakordësuam diçka të rëndësishme me kolegët Krasniqi, është që të kemi mundësinë që detin ta shikojmë si detin e të gjithë shqiptarisë, nuk është deti vetëm i Shqipërisë, është i gjithë shqiptarisë. Por, shumë më tepër shumë turistë të Shqipërisë të vizitojnë bukuritë që ka Kosova, sidomos në turizmin e dimrit, e prandaj të krijojmë një cikël edhe nëpërmjet kompanive turistike që të bashkërendojnë në 12 muaj turizëm në Shqipëri dhe në Kosovë”, u shpreh Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi.
 
Edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka ka bërë thirrje që edhe këtë sezon të vizitohet Vlora sepse siç tha ai në këtë qytet ka shumë histori dhe bujari për tu treguar.
 
“Do doja qe nëpërmjet mediave tuaja dhe cdo publikimi të mund të kemi sa më shumë vizitorë. Ata të cilët kanë vizituar Vlorën deri më sot faleminderit që kanë bërë këtë dhe i mirëpres në vitet në vazhdim sepse Vlora ka shume për të afruar, ka shumë histori për të treaguar ka shumë bujari”, theksoi kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
 
Ndrysh prej katër ditësh në Shqipëri po qëndrojnë gazetarë të medieve në Kosovë në promovimin e vendeve më të bukura në Shqipëri të cilat mund të ofrohen me çmime të volitshme këtë sezonë turistik.
 
REJHANE BUSHI METAJ