Botë

Kovid 19: Mbi 8 miljon e 802 mijë të infektuar në botë

21.06.2020 19:38

Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50 mijë të vdekurve nga Covid-19...

Brazili është afër arritjes së shifrës prej 50 mijë të vdekurve nga Covid-19, derisa ky shtet i Amerikës Jugore, ka konfirmuar mbi 1 milion të infektuar nga ky virus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 49,976 persona kanë vdekur në Brazil nga koronavirusi deri më 20 qershor. Vetëm gjatë 20 qershorit, në këtë shtet janë regjistruar 1,022 viktima.

Ekspertët thonë se numrat real mund të jenë shumë më të larta, për shkak se në vend ka mungesë të testimeve në masë.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro është kritikuar për shkak të mënyrës se si po e menaxhon krizën.

Ai ka kritikuar distancën sociale, duke thënë se ajo është një masë që mbyt vendet e punës dhe është më e rrezikshme se vet virusi.

Pavarësisht shifrave të larta, në Brazil më 11 qershor, janë hapur qendrat tregtare në dhjetëra qytete.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë numër më të lartë të viktimave se Brazili.

SHBA-ja mbetet shteti i goditur më së keqi nga pandemia me 119 mijë e 654 të vdekur dhe mbi 2,2 milionë raste të komfirmuara me virusin korona.

Ndërsa në nivel botëror numri i të infekturve arrinë në mbi 8 miljon e 802 mijë persona, prej të cilëve mbi 4 miljon e 372 mijë janë shëruar, ndërsa 464 mijë e 620 kanë hubur jetën.