Botë
Covid-19, rastet e konfirmuara tejkalojnë 9 milionë
22.06.2020 10:54
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19...
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 9 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e të dhënave mbi pandeminë, pozitiv ndaj koronavirusit janë diagnostikuar gjithsej 9,051,579 persona. Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërekohë ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite.
Amerika Veriore dhe ajo Jugore janë në krye të listës. Numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma – 116,000 – kanë qenë në territoret amerikane. Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar.Territoret amerikane kanë regjistruar më së shumti të vdekur po ashtu, 219,000, derisa Evropa renditet e dyta me 193,000 viktima, sipas OBSH-së.
