Botë

Kosovë, 93 raste të reja, një viktimë nga Covid 19

22.06.2020 11:36

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive në Prishtinë...

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive në Prishtinë ka ndërruar jetë një 70-vjeçar, duke e rritur kështu në 37 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin Korona në Kosovë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të sotëm, janë të hospitalizuar 93 raste të sëmurë me Covid-19, ndryshe nga dita e diel ku ishin 83 të shtruar. 41 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike. Sot janë liruar nga spitali një paicent i shëruar dhe një pacient pozitiv në gjendje stabile që do vazhdojë mjekimin në vetëizolim në shtëpi.