Botë

Ulet numri i rasteve ditore, vetëm 33 raste të reja pozitive në Shqipëri

22.06.2020 12:17

Në 24 orët e fundit është vërejtur ullje e rasteve të reja pozitive me Covid 19 në Shqipëri....

Në 24 orët e fundit është vërejtur ullje e rasteve të reja pozitive me Covid 19 në Shqipëri. janë vetëm 33 raste të reja ,  23 në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.
 
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid-19. Aktualisht në shërbimin infektiv po trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën thirrje qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancën fizike, të shmangen kontaktet dhe të mbajnë maska, kur nuk është e mundur të ruhet distanca.