Botë
Britani, tre persona të vrarë nga një sulm terrorist
22.06.2020 12:38
Një sulm me thikë, ka ndodhur në qytetin Reading të Britanisë së Madhe...

Një sulm me thikë, ka ndodhur në qytetin Reading të Britanisë së Madhe, me crast janë vrarë tre persona, dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë në një park në qytetin, përbën akt terrorist, ka thënë policia, sipas së cilës i dyshuari ka qenë i njohur për inteligjencën britanike.
I dyshuari, 25-vjeçar, është privuar nga liria, ka njoftuar policia, por pa dhënë detaje të tjera identifikuese për personin. Autoritetet kanë thënë se nuk janë duke kërkuar të dyshuar tjetër. Mediat britanike raportojnë se aktin e ka kryer një i ri 25 vjec nga Libia për të cilin shërbimet e intelegjencës kanë qenë në dijeni për të njejtin. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se është i tmerruarnga sulmi, dhe se qeveria e tij do të bëjë ndryshime ligjore, nëse është e nevojshme.
