Botë
Rrethohet lagjia karantinë, banorët nuk binden, qëllojnë policët me shishe e shufra metalike
22.06.2020 15:01
Shtatëqind njerëz në një bllok pallatesh u vendosën në karantinë pasi dy banore...

Shtatëqind njerëz në një bllok pallatesh u vendosën në karantinë pasi dy banore u testuan pozitivë ditën e enjte. Të premten u zbuluan edhe 120 persona të tjerë të infektuar.
Të shtunën rreth 200 persona qw u përpoqën të dilnin nga zona, u përleshur me policinë në qytetin gjerman Göttingen.
Banorët sulmuan policinë me fishekzjarre, shishe dhe shufra metalike, kanë thanë zyrtarët. Tetë policë u plagosën gjatë kësaj proteste dhe një i dyshuar u arrestua, pas marrjes në pyetje u la i lirë.
Kushdo që teston negativ duhet t’i nënshtrohet sërish një testi tjetër. Nëse sërish dalin negativë, kanë të drejtën të largohen nga zona, por në kushte të caktuara siç është vendosja e maskës.
Zyrtarët lokal janë shprehur se kanë probleme me komunikimin me shumë prej banorëve që nuk e kuptojnë rëndësinë e kryerjes së një testi të dytë./Ora News
