Maqedoni

Publikohen “Bomba” të reja, LSDM dhe VMRO-DPMNE, akuza ndaj njëra tjetrës

22.06.2020 17:07

VMRO DPMNE dhe LSDM sërish filluan betejën politike me publikimin e përgjimeve të paligjshme, të ashtuquajtura “bomba”....

VMRO DPMNE dhe LSDM sërish filluan betejën politike me publikimin e përgjimeve të paligjshme, të ashtuquajtura “bomba”.  Kësaj here godet VMRO DPMNE. Përkatësisht, kjo e fundit shfrytëzon publikimijn e tre audio incizimeve dhe një video pa zë të publikuar në profilin me emrin “Race Leplivi”, që kanë në shënjestër ish drejtorin e Fondit Shëndetësor, Dan Donçev, i cili dha dorëheqjen në fillim të krizës me koronavirusin. Për VMRO DPMNE-në incizimet janë provë për zhvatje dhe qeverisje të korruptuar.
 
“Zoran Zaev sot duhej të përgjigjets e çfarë relacioni ka me drejrtorin e tij Den Doçev në korelacion me zhvatjen e dukshme që pa gjithë opinioni i përgjithshëm maqedonas. Cila është lidhja e Zaevit me xhirimin e parë të një politikani maqedonas, i cili merr para para kameras. Me atë që lejoi, që Den Donçev, të tërhiqet nga pozita e drejtorit praktikisht Zoran Zaev mundësoi amnesti për këtë njeri duke e diktur se çka bërë, sipas të gjitha gjasave në koordinim me ta.”,  tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar I VMRO DPMNE-së. 
 
Mirëpo kreu i LSDM-së, Zoran Zaev hodhiposhtë pretendimet e VMRO DPMNE-së për përfshirjen e tij në këto raste. Akuzoi opozitan për shpifje dhe lajme të rreme.
 
“Në mungesë programi, në mungesë të konceptit VMRO DPMNE ka manipuluar në të shkuarën, manipulon tani dhe do të manipulojë në të ardhmen, me lajme të rreme që qytetarët dijnë t’i nuhasin. Xhirimin e pashë dhe do të pyesni Den Donçevin se pre ku është ai xhirim. Për xhirimet e publikuara më herët mendoj se demant u paraqit të nesërmen apo pas dy ditë ku shihet qartë se as “strumiçani” ka folur por Zoran Milevski Kiçevskiot me Dimishkovski që konfirmon gënjeshtërn e madhe të VMRO DPMNE-së, dhe përmendja e dikujt atje nuk ka të bëjë as Zoran Zaevin as me Vice Zaevin.”, tha Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së.
 
Në video materialin  e publikuara në Jutjub shihet Den Donçev I cili fut në çantë një duzinë që ngjajnë në para të thata. Në video incizimet dëgjohen biseda që kanë të bëjnë me shitjen e firmës Dijamed në kompanisë suedeze Dijaverum. 
Donçev ka paralajmëruar se do të sqarojë me shkrim “bombat” dhe përmabjetjen e tyre gjatë të martës. Ndërsa prokurorja Vilma Ruskoska thotë se për rastin Dijamed po procedohen dy procedura në Prokurorinë për Krim të Organizuar.
 
SHPËTIM NUREDINI