Botë

Shqipëri, Meta: 15 kushtet ekzistojnë, duhen përmbushur

22.06.2020 19:03

Pak orë pasi takoi kryenegociatorin Zef Mazi dhe kërkoi vullnet nga palët politike...

Pak orë pasi takoi kryenegociatorin Zef Mazi dhe kërkoi vullnet nga palët politike për të çuar përpara axhendën e integrimit që lidhet me përmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Parlamenti europian, Ilir Meta përgënjeshtroi kryeministrin Rama, duke thënë se 15 kushtet ekzistojnë.
 
Pak ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë me 15 kushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryeministri Edi Rama e mohoi ekzistencën e këtyre kushteve, por ato u publikuan në uebsajtet e institucioneve europiane. 
 
LULJETA NDOKA