Botë

Një serb nga Kosova dënohet e 22 vite burgim për krime lufte në vitin 1999 në Kosovë

22.06.2020 19:25

Gjykata Themelore e Prizrent e ka dënuar sot me 22 vite burgim Darko Tasiqin...

Gjykata Themelore e Prizrent e ka dënuar sot me 22 vite burgim Darko Tasiqin, i akuzuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohej se gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe paraushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Poashtu, Tasiq u akuzua edhe për veprën për përdhosje të trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin.

Për akuzën e parë ai është dënuar me 7 vite burg, ndërsa për të dytën me 16 vite burg.

Gjatë kohës sa është mbajtur seanca në Prizren ka pasur protestues të ardhur nga Krusha e Vogël, ndërsa pati edhe momente tensioni pasi u kuptua se Tasiq ishte dënuar me 22 vite burg pasi për ta ishte dënim i ulët./mia