Botë

Dy të vdekur, 12 të lënduar gjatë një këmbim zjarri në Sharllot

22.06.2020 20:04

Dy persona janë vrarë, 12 janë lënduar gjatë një këmbim zjarri në një festë lokale në Sharllot...

Dy persona janë vrarë, 12 janë lënduar gjatë një këmbim zjarri në një festë lokale në Sharllot, qyteti më i madh në Karolinën Veriore.

Në festë morën pjesë rreth 100 njerëz, të cilët pas të shtënave dolën nga paniku në rrugën Bitis Ford, ku pesë persona u lënduan pasi që goditën nga automjetet.

Policia kumtoi se ka gjetur një grua në rrugë me plagë nga armë zjarri, e cila ishte shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes. Edhe një person ndërroi jetë pas pranimit në spital.

Policia lokale, gjithashtu, kumtoi se është konfirmuar se bëhet fjalë disa pjesëmarrës gjatë të shtënave. Në vendin e incidentit morën pjesë rreth 20 automjete policie.

Policia hapi hetim, ndërsa deri më tani askush nuk është arrestuar lidhur me incidentin.