Maqedonia feston sot “Ditën e luftës revolucionare maqedonase”

23.10.2014 14:44

Republika e Maqedonisë, sot e shënon 23 Tetorin, “Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”..........

Me rastin e “Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase”, delegacione nga institucione të vendit vendosën lule para monumentit të themeluesve të Organizatës Revolucionare maqedonase në parkun "Gruaja luftëtare".

Më 23 tetor të vitit 1893, në shtëpinë e Ivan Haxhi-Nikollovit në Selanik, Hristo Tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Batanxhiev e formuan Komitetin maqedonas Revolucionar, prej të cilit më vonë doli Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO), ose Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase-Odrine (VMORO).

Kjo organizatë ka luftuar për lirimin e Maqedonisë me forcat e saj pa ndihmë nga jashtë. Formimi i VMRO-së do të thoshte fillim i lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, e cila nëpërmjet Ilindenit 1903 dhe Republikës së Krushevës, nëpërmjet LNÇ-së rezultoi me formimin e shtetit bashkëkohor të pavarur të Maqedonisë.