Dita e parë e “normalitetit të ri”në Spanjë
Pas pothuajse 100 ditëve nga gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit...

Pas pothuajse 100 ditëve nga gjendja e jashtëzakonshme në Spanjë e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila u hoq dje, dita e parë e “normalitetit të ri” u shënua me rifillim të trafikut ajror me vendet e Shengenit, si dhe me turmat në plazhe. Fundi i gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë që njerëzit e Spanjës mund të lëvizin përsëri në të gjithë vendin.
Megjithatë, sipas El Pais të Madridit, kapaciteti i aeroportit “El Prat” në Barcelonë dje ishte vetëm pesë për qind – numri i turistëve është i vogël, ndërsa shumica e udhëtarëve, të cilët duhet të ndjekin masat parandaluese, ishin shtetas të huaj. që u kthyen në Spanjë për të punuar.
Kufiri midis Spanjës dhe Portugalisë mbetet i mbyllur, ndërsa me Francën u hap dje, kështu që në një qytet kufitar në anën spanjolle, u formuan radhë të francezëve, në pritje të blerjes së cigareve, kozmetikës dhe proshutave spanjolle me çmim më të lirë.
Për shkak të rrezikut të infeksionit, kapaciteti i plazheve është zvogëluar. Vendet turistike u vizituan nga shumë spanjollë që kanë shtëpiza uikendi.
Me respektimin e detyrueshëm të distancës fizike dhe masave higjienike, janë rihapur fushat e lojërave për fëmijë në Madrid, Barcelonë, Valencia dhe La Korunja, gjë që duhet të ndodhë në disa qytete të tjera javën e ardhshme, raporton “El Pais”./mia
