UEFA, sot vendos për fatin e ndeshjes Serbi–Shqipëri

23.10.2014 14:45

Komisioni Disiplinor i UEFA-s, vendos sot për fatin e ndeshjes së ndërprerë Serbi–Shqipëri.......

Federata Shqiptare e Futbollit është gati për t’u përballur me drejtësinë. Presidenti i saj, Armand Duka, tha se ishte në Zvicër me synimin për të marrë tre pikë në tavolinë, duke u mbështetur te pamundësia që pati ekipi shqiptar për të vijuar ndeshjen, pasi fusha u pushtua nga tifozët.

Kreu i FSHF–së ka pranuar se kjo çështje mund të shkojë edhe në shkallët e tjera të gjykimit sportiv, përfshirë këtu edhe Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.