Botë
Covid-19, në botë tejkalohet shifra 9.1 milionë
23.06.2020 11:40
Mbi 9.1 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në botë....

Sipas “Worldometers”, deri më tani në nivel global kanë humbur jetën 474 445 persona dhe 4 939 422 të infektuar e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë dhe vendi me numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Në SHBA kanë humbur jetën 122 610 persona, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 51 407, Britania e Madhe me 42 647, Italia me 34 657, Franca me 29 633 dhe Spanja me 28 324. Ndërkohë, në Kinë, ku edhe ishte vatra e shpërthimit të COVID-19, kanë humbur jetën 4 634. Ndërkaq në Shqipëri janë shënuar 45 viktima dhe janë infektuar 1 995 persona. Në të gjithë botën vijojnë të jenë aktivë me koronavirus 3.7 milionë persona.
