Botë
Sulm i tmerrshëm në meksikë, 15 të vrarë
23.06.2020 12:15
Persona të armatosur kanë vrarë 15 banorë të një fshati me popullsi indogjene në pjesën jugore të Meksikës....

Persona të armatosur kanë vrarë 15 banorë të një fshati me popullsi indogjene në pjesën jugore të Meksikës. Autoritetet e vlerësuan rastin si një nga sulmet më brutale që janë regjistruar në zonat rurale të Meksikës në vitet e fundit.
Autoritetet lokale të kësaj komune thanë se sulmi ishte organizuar nga së paku gjashtë persona të armatosur, të cilët ishin përkrahur nga një shef i dyshuar i drogës në atë rajon. Dy gratë e vrara ishin duke protestuar kundër abuzimeve të kryera nga njëri prej sulmuesve të dyshuar.
Qeveria lokale tha se sulmuesit i kanë torturuar dhe i kanë djegur për së gjalli disa prej viktimave. Fotografitë e trupave pjesërisht të djegur u publikuan në rrjetet sociale. Njëri nga burrat e vdekur dukej se ishte goditur me tulla.
