Vazhdojnë luftimet në Bagdad, 28 të vrarë nga sulmet me bombë

23.10.2014 14:47

Dy sulmues me makinë me bombë në Bagdad kanë vrarë më së paku 28 persona më 22 tetor, ka njoftuar policia e vendit.......

Një shpërthim ka ndodhur në një lagje shiite të qytetit Sadr, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 29 të tjerë.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur afër një pompe të benzinës, në Karrada, duke vrarë 18 persona dhe plagosur 37 të tjerë. Sulme me bombë, përfshirë vetëvrasje me makinë me bombë, janë shpeshtuar ditët e fundit në Bagdad.

Grupi i Shtetit Islamik, i cili kontrollon pjesë të qytetit, është akuzuar për pjesën më të madhe të këtyre sulmeve.