Ahmeti: Ndarja e Maqedonisë e dëmshme për shqiptarët

23.10.2014 14:51

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin e Blendi Fevziut në Tv Klan, ka theksuar se ndarjen e territorit të Maqedonisë e ka refuzuar prej momentit kur u propozua në vitin 2001, kur ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.......

Ky projekt i ndarjes, sipas Ahmetit, ishte artikuluar nga kryeministri maqedonas i asaj kohe, Lubço Georgievski. Ahmeti, thotë se ndarja do të ishte shumë e dëmshme për shqiptarët.

Ali Ahmeti, mendon se shqiptarët dhe maqedonasit nuk duhet të mendojnë për ndarje, por të përqendrohen tek proceset integruese.