Botë

India do të dëbojë gjysmën e stafit të ambasadës pakistaneze

23.06.2020 20:29

India ka thënë se ka vendosur të dëbojë gjysmën e stafit të Ambasadës së Pakistanit në Nju Delhi...

India ka thënë se ka vendosur të dëbojë gjysmën e stafit të Ambasadës së Pakistanit në Nju Delhi, duke thënë se ata janë përfshirë në “akte të spiunimit” dhe kanë mbajtur kontakte me “organizata terroriste”.

Ministria e Jashtme indiane ka thënë se ky shtet do të shkurtojë numrin e stafit nga ambasada që ka në Islamabad, aq sa do të dëbojë staf indian.

Në njoftim është thënë se ky vendim do të zbatohet brenda shtatë ditëve.

Autoritetet pakistanaze nuk kanë komentuar ende rreth kësaj çështjeje.

Marrëdhëniet në mes të rivalëve, me kapacitete të armëve bërthamore, veçse janë të tensionuara dhe masa të tilla të dëbimeve janë të zakonshme./evropaelire