Maqedoni
Prokuroria Publike: Komision për ndjekjen e parregullsive zgjedhore
24.06.2020 14:44
Prokuroria Publike ka sjellë vendim që të formoj një Komision...

Prokuroria Publike ka sjellë vendim që të formoj një Komision për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë zgjedhjeve.
“Zhvillimet e lidhura me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për më 15 korrik 2020, janë të interesit publik, andaj është formuar komision e cila në mënyrë më aktive do t’i përcjell zhvillimet, në drejtim të mbrojtjes nga veprimet antiligjore dhe kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Për kryetar të Komisionit është caktuar Xhelal Bajrami. Anëtarë të Komisionit do të jenë prokurorë publikë nga Prokuroria e Lartë dhe Prokuroria Themelore-Shkup.
