Botë

Kosovë, Prokuroria Speciale aktakuzë për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

24.06.2020 16:57

Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës...

Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
 
Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e zyrës së prokurorit  të specializuar së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i dhomës së specializuar të Kosovës  është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI