Real Madrid ia tregon vendin Liverpulit, Kasami gol kundër Juvës

23.10.2014 15:05

Pritjet e tifozëve të Liverpool-it se mund të shënojnë fitore ndaj Real Madrid-it kanë marrë një fund të keq, pasi skuadra mbretërore ka shënuar fitore me rezultat 3:0, në stadiumin “Anfield Road” në Angli.........

Karim Benzema ishte shënues i dy golave në këtë përballje, derisa Cristiano Ronaldo si gjithmonë la shenjat e tij.

Në po të njëjtin grup, Ludogorets është treguar më i fortë se Basel-i i Taulant Xhakës, duke shënuar fitore 1:0. Natë e keqe për shqiptarët ishte edhe në Belgjikë, atje ku Besnik Hasi me Anderlecht-in e tij u mposht në momentet e fundit nga Arsenal-i.

Kampionet e Seria A Juventus janë mundur me rezultat minimal 0-1 përball Olimpiakosit. Ajo që e bëri më të veçantë këtë sfidë është se golin e vetëm e shënoi shqiptari Pajtim Kasami në minutën e 36.

Shqiptari që luan për Zvicrën festoi duke bërë shqiponjën simbol të flamurit tonë. Olimpiakos arriti të sigurojë tre pikë shumë të rëndësishme përball zonjës së vjetër fal edhe një super Roberto që i mohoi shumë herë golin e sigurt bardhezinjve. Një dështim tjetër për Juventus në Champions.