Botë

Referendumi për pavarësi të Kaledonisë së Re do të mbahet më 4 tetor

24.06.2020 20:03

Referendumi për pavarësi të Kaledonisë së Re do të mbahet më 4 tetor, kumtoi zëdhënësja e Qeverisë franceze, Sibet Ndiaje...

Referendumi për pavarësi të Kaledonisë së Re do të mbahet më 4 tetor, kumtoi zëdhënësja e Qeverisë franceze, Sibet Ndiaje, njofton korrespondenti i MIA-s.

Sipas dekretit të ministrit të Punëve të Brendshme, referendumi për pavarësinë e Kaledonisë së Re do të mbahet më 4 tetor, pasi u shty data fillimisht e paraparë 6 shtatori për shkak të krizës me pandeminë e koronavirusit.

Qeveria franceze që në muajin maj i paralajmëroi liderët e partive profranceze dhe ato që janë për pavarësinë e këtij territori tejoqeanik, se ka ndërmend ta shtyjë votimin për më 4 tetor.

Referendumi i parë për pavarësi u mbajt më 4 tetor të vitit 2018, në të cilin votuesit e Kaledonisë së Re me 56.7 për qind të votave i thanë “jo pavarësisë”./mia