Botë

Pompeo: Izraeli duhet të vendos nëse do ta aneksojë Bregun Perëndimor

24.06.2020 21:39

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot deklaroi se Izraeli duhet të vendos nëse do të kryejë aneksion të disa pjesëve të Bregut të okupuar Perëndimor...

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot deklaroi se Izraeli duhet të vendos nëse do të kryejë aneksion të disa pjesëve të Bregut të okupuar Perëndimor, siç premtoi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Pompeo theksoi se vendimi për zgjerimin e sovranitetit të Izraelit është i Jerusalemit. Këshilltarët e presidentit amerikan Donald Tramp dje filluan bisedime nëse do t’i japin “dritë të gjelbër” Netanjahut për aneksionin, ndërsa këtë e dënuan palestinezët dhe aleatët arabë të SHBA-së./mia