Maqedoni
Pa test dhe karantinë, RMV nesër i hap kufijtë
25.06.2020 12:09
Prej nesër pritet që të hapen përfundimisht të gjitha vendkalimet kufitare në shtet....

Me këtë vendim, shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PSR dhe karantinë shtetërore. Vendimin e mori Qeveria të martën, mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.
Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe ai “Shën Apostol Pavle” në Ohër.
