Botë
Shqipëri, 78 raste të reja me Covid-19
25.06.2020 12:50
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë shënuar 78 raste të reja me virusin Korona....

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra, me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier dhe nga një rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnjë, Mirditë dhe Pogradec.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive. Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1 mijë e 250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
