Botë

Covid-19, mbi 485 mijë viktima, 9.5 milionë të infektuar

25.06.2020 13:09

Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga COVID-19 në të gjithë botën ka shkuar në 9.5 milionë...

Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga COVID-19 në të gjithë botën ka shkuar në 9.5 milionë, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 485 mijë e 122. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, me 124 mijë e 281 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 53 mijë e 874, Britania e Madhe me 43 mijë e 81, Italia me 34 mijë e 675, Franca me 29 mijë e 731 dhe Spanja me 28 mijë e 327. 
 
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4 mijë e 634. 
 
Në Kosovë janë shënuar 40 viktima dhe janë infektuar 2 mijë e 363 persona.
 
Pas paraqitjes së parë  në Wuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, 5 milion e 179 mijë e 11 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,8 milion raste aktive që presin të shërohen.