Botë
Dialogu Kosovë-Serbi, Hoti anuloi vizitën në Uashington
25.06.2020 13:22
Pas publikimit të aktakuzës, Zyra e Presidencës së Kosovës ka konfirmuar se presidenti, Hashim Thaçi...

Pas publikimit të aktakuzës, Zyra e Presidencës së Kosovës ka konfirmuar se presidenti, Hashim Thaçi, ka anuluar vizitën e tij zyrtare në SHBA. Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka anuluar vizitën në Uashington pas zhvillimeve të reja. Ai ka paralajmëruar se do të kthehet në Prishtinë për t’u marrë me situatën e re.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë, si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për t’u marrë me situatën. E kam njoftuar ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”,- shkroi Hoti në Facebook.
