Botë

Kosovë, 63 të shëruar dhe 95 raste me Covid-19

25.06.2020 16:01

95 raste të reja me COVID-19 janë shënuar mbrëmjen e kaluar në Kosovë...

95 raste të reja me COVID-19 janë shënuar mbrëmjen e kaluar në Kosovë, kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa është njoftuar edhe për 63 raste të të shëruarve.
 
Ndërkohë, në Klinikën Infektive të QKUK-së, 106 persona janë duke u trajtuar si të prekur me Covid-19. Prej tyre 46 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe disa të tjerë nën kujdesin intensiv.