Maqedoni
Mjekët familjarë: Kemi kaluar një stres në betejën me virusin
25.06.2020 18:41
Deri më tani kemi kaluar një periudhë tremujore stresi në betejën me virusin Korona...

Deri më tani kemi kaluar një periudhë tremujore stresi në betejën me virusin Korona, së bashku me pacientët edhe ne mjekët familjarë, thonë mjekët Stankova dhe Kovaqeviq. Një përqindje e madhe e pacientëve janë të disiplinuar dhe të durueshëm, por ka nga ata që refuzojnë të pranojnë se janë të infektuar ose se kanë qenë në kontakt dhe duhet të testohen.
“Një përqindje e vogël e pacientëve, për fat të keq, ende nuk pranojnë të testohen. Ata janë të bindur se është diçka e tmerrshme, se do t'i mbajnë në spital, se do t'i vendosin në një respirator. Unë përpiqem dhe më në fund kam arritur t'i bind ata se është në interesin e tyre personal, për të afërmit, familjet e tyre dhe komunitetit më të gjerë.”,- tha mjekja familjare, Stankova.
Me trajtimin në kohë, mundësia për të shmangur komplikimet është më e madhe. Vetizolimi duhet të respektohet në maksimum.
“Apeli është që ata të na kontaktojnë në mënyrë që të vërejmë kur pacientët janë të sëmurë në mënyrë që ne t'i dërgojmë me kohë. Kështu që të gjithët ti ndihmojmë edhe ne si mjekë të familjes dhe mjekë që jemi në një nivel më të lartë të kujdesit shëndetësor. Duhet të respektohen të gjitha rekomandimet e dhëna për momentin sepse ato mbesin dhe ne padyshim nuk do të funksionojmë ashtu siç kemi funksionuar më parë, me siguri duhet të ndryshojmë mënyrën e të jetuarit.”,- u shpreh mjekja familjare, Kovaqeviq.
Sipas mjekëve, lehtësimi i masave duhet të rrisin domosdoshmërisht vetëdijen për ekzistencën e virusit vdekjeprurës. Kjo është mënyra e vetme për të ndihmuar veten dhe sistemin tonë të kujdesit shëndetësor, thonë mjekët e familjes.
SEDAT SELIMI
