Botë

Në Brazil për një ditë janë regjistruar 39.483 të infektuar të ri

26.06.2020 13:49

Në Brazil gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 39.483 persona të ri të infektuar me Kovid-19 dhe 1.141 raste të vdekjes...

Në Brazil gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 39.483 persona të ri të infektuar me Kovid-19 dhe 1.141 raste të vdekjes, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Brazilit.

Me këto numri i personave të infektuar u rrit në 1.228.114 persona me të cilat Brazili është në vendin e dytë pas SHBA-së dhe ka dyfish më shumë të infektuar nga Rusia, e cila është në vendin e retë.

Brazili është në vendin e dytë edhe sipas numrit të të vdekurve nga pasoja e Kovid-19.

Presidenti i Brazilit, Zhair Bolsonaro, i cili nga fillimi i pandemisë dyshon në seriozitetin e koronavirusit të ri, deklaroi se mendon që është i infektuar, edhe pse ka pasur test negativ dhe paralajmëroi se do të testohet sërish./mia