Maqedonia shënoi “Ditën e luftës revolucionare”
Republika e Maqedonisë, sot e shënon 23 Tetorin-“Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase”.......

Me rastin e “Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase”, delegacione nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, nga Ministria e Mbrojtjes, nga Armata e Republikës së Maqedonisë, nga Qyteti i Shkupit dhe nga Këshilli i Qytetit të Shkupit vendosen lule para monumentit të themeluesve të Organizatës Revolucionare Maqedonase në parkun "Gruaja luftëtare".
Me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit, Aantonio Milloshovsk, tha se sot festohet festa e Maqedonisë së lirë.
“Njerëzit, të cilët themeluan Organizatën Maqedonase Revolucionare, e zgjodhën vdekjen, që të mundemi ne dhe brezat tonë të jetojmë të lirë dhe kjo duhet të jetë për ne rikujtim, se lufta për një Maqedoni të lirë dhe demokratike duhet të vazhdojë. Gjenerata e re ka për obligim ta bëjë edhe më të mirë dhe më të fuqishme Maqedoninë, që të mund me të të krenohen paraardhësit tanë, por edhe brezat e rinj”- deklaroi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshovski.
Po ashtu, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u nda çmimi shtetëror "23 Tetori" për arritje shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturoro-historike të Republikës së Maqedonisë. Fituesit të këtij çmimi janë edhe shkrimtari, Millosh Lindro, artisti, Done Milljanovski, folkloristi, Dimitar Uzunski dhe Filarmonia Maqedonase.
Suksesi është fryt i përkushtimit dhe është i mundur vetëm nëse i përkushtohemi punës shkencore dhe artistike, tha ortopedja, Anastasika Popovska, duke u falënderuar në emër të fituesve të çmimit “23 Tetori”.
“Përkushtimi i punën shkencore dhe artistike na bëri që të arrijmë piedestalin. Me këtë çmim, stimulohet avancimi plotësues i diturisë dhe me përkushtim arrijmë krijimin e një pasqyre atraktive për vendin tonë”- u shpreh ortopedja, Anastasika Popovska.
Në sheshin "Maqedonia", me rastin e 23 Tetorit koncert do të mbajë Orkestra Harkore e Qytetit, e cila punon nën patronatin e Qytetit të Shkupit.
Më 23 tetor të vitit 1893, në shtëpinë e Ivan Haxhi-Nikollovit në Selanik, Hristo Tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Batanxhiev e formuan Komitetin Maqedonas Revolucionar, prej të cilit më vonë doli Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO).
Kjo Organizatë ka luftuar për lirimin e Maqedonisë me forcat e saj pa ndihmë nga jashtë. Formimi i VMRO-së do të thoshte fillim i lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, e cila nëpërmjet Ilindenit 1903 dhe Republikës së Krushevës, nëpërmjet LNÇ-së rezultoi me formimin e shtetit bashkëkohor të pavarur të Maqedonisë. (Flutura Latifi, TVM2)
