Kulturë

ITKSh: Promovohet doracaku mbi Holokaustin

26.06.2020 18:54

Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit pranë ITKSH-sw në bashkëpunim me Jad Vashem...

Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit pranë ITKSH-sw në bashkëpunim me Jad Vashem, qendra më e madhe botërore e hulumtimit dhe edukimit nga Jerusalemi, promovoi doracakun për edukimin dhe hulumtimin mbi Holokaustin.

Doracaku është i përkthyer në katër gjuhë, në shqip, maqedonisht, turqisht dhe serbisht dhe ka për qëllim mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holakustin.

,,Mua më vjen mirë që sot të iu drejtohem jo vetëm sepse po e prmovojmë një vepër që e kemi realizuar, por aq më shumë që kjo vepër është një tregues i punës që na pret dhe një udhërrëfyes i angazhimit tonë institucionale dhe hulumtues, rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimxënien mbi holokaustin janë manuali më i mirë i mundur i përgatitur nga Institucioni më prestigjioz mbi këtë temë Aleanca Ndërkombëtare për Hulumtimin e Holokaustit-IHRA”, u shpreh drejtori i ITShKSh-së, Skënder Asani.

Doracaku për edukimin mbi Holokaustin do të shërbej për profesorët, edukatorët që të përcojnë temën e Holokaustit nëpër shkolla, universitete, seminare të ndryshme, e tjera.