Botë

Sërish përleshje mes turqve dhe kurdëve në Vjenë

27.06.2020 14:06

Në Vjenë mbrëmë, për të tretën natë me radhë erdhi deri në përleshje fizike mes turqve dhe kurdëve...

Në Vjenë mbrëmë, për të tretën natë me radhë erdhi deri në përleshje fizike mes turqve dhe kurdëve, ku janë lënduar edhe policë. Si të mërkurën në mbrëmje, një grup i turqve, për të cilët autoritetet pohojnë se janë mbështetës të organizatës “Ujqërit ngjyrë hiri”, i kanë provokuar demonstruesit nga organizatat majtiste dhe kurdët.

Provokimet verbale shkaktuan që situata të tensionohet mes anëtarëve individualë të dy grupeve. Ministri austriak i Punëve të Brendshme Karl Nehamer deklaroi se Austria nuk toleron bartjen e konflikteve nga Turqia në rrugët austriake. Ai shtoi se sulmet ndaj policisë janë sulm ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor.

Prefekti i Vjenës, Mihael Ludvig porositi se ai nuk do të lejojë askush ta rrezikojë bashkëjetesën e qetë. Ministrja e Integrimit Suzana Rab deklaroi se nuk dëshiron përleshje mes grupeve të emigrantëve në rrugët e Vjenës./mia