Dy fëmijë të prekur me “Ethet e Nilit” në Shkup

23.10.2014 18:00

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Aspasija Sofjanova, bëri të ditur se në këtë klinikë po shërohen dy fëmijë, të cilëve iu janë diagnostifikuar “Ethet e Nilit Perëndimor”.....

Bëhet fjalë për foshnje 18 muajshe dhe një fëmijë 4 vjeçar. Kjo sëmundje fillon me simptoma jospecifike dhe është vështirë të diagnostifikohet. Që të dy fëmijët, para 3 javësh kanë qëndruar në Greqi, me ç’rast mund të konstatohet se “Ethet e Nilit Perëndimor” në këtë vend ende nuk janë ç’rrënjosur.

“Kemi të dhëna se që të dy fëmijët para tre javësh kanë qëndruar në Greqi. Kjo dëshmon se kjo sëmundje edhe më tej ekziston në territorin e këtij vendi. Kjo sëmundje te disa fëmijë kalon lehtë, por te disa të tjerë janë të mundshme komplikimet e mëdha shëndetësore”- deklaroi drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspasija Sofjanova.

Sëmundja “Ethet e Nilit Perëndimor” nuk bartet nga njeriu në njeri,por nga pickimi i mushkonjës së infektuar. Kategoritë më të rrezikuara janë personat e moshuar, por edhe njerëzit me imunitet të dobët. (Flutura  Latifi, TVM2)