Kulturë

ITShKSh: Nënë Tereza, 40 vite qytetare e nderi e Shkupit

27.06.2020 17:00

Para 40 vitesh Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza, vizitoi vendlindjen e sajë Shkupin...

Para 40 vitesh Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza, vizitoi vendlindjen e sajë Shkupin ku edhe në atë rastë është shpallur qytetare nderi.
 
Ky përvjetor u shënua nga ITSHKSHM, ndërsa në vendin ku dikur ishte shtëpia e nënë terezës u vendos pllakata edhe me mbishkrimin në gjuhën shqipe. 
 
"Ne si institucione dhe si shoqëri civile e kemi për obligim të ruajmë trashëgimin kulturore e shpirtërore të figureës sublime të nënë terezës e cila për sdhkupjanët mbetet symbol më autentik e një aseti kombëtar që tash e tutje do të mbrohet me ligj", u shpreh drejtori i ITShKSh, Skender Hasani. 
 
Hasani njëherit theksoi se në ITSHKSH  funksionon edhe departamenti për hulumtimin e jetës dhe veprës së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut –Nëna Terezë.
 
REJHANE BUSHI METAJ