Botë

Shqipëri: dy të vdekur 61 të infektuar; Kosovë: 3 të vdekur në 24 orët e fundit

27.06.2020 17:16

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan dy viktima të tjera duke e çuar në 53 numrin e përgjithshëm...

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan dy viktima të tjera duke e çuar në 53 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi korona.
 
Ndërsa poashtu janë regjistruar edhe 61 raste pozitive, duke e çuar numrin total të personave të infektuarve në 2,330. 
 
"Dy qytetar e kanë humbuj betejën me kovid 19 gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi mirë është se në 24 orët e fundit 48 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin total të personave të shëruar në 1346. JAnë kryer 355 testime janë konfirmuar pozitiv 61 raste", u shpreh Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik . 
 
Ndërkohë Klinika Infektive në Prishtinë ka njoftuar se edhe tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur.
 
Dy persona që kanë ndrruar jetë janë nga Komuna e Prizrenit si dhe një nga Suhareka. 
 
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aktualisht janë të hospitalizuar 97 raste me COVID-19, 45 prej të cilëve janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
 
Në nivel botëror deri tani janë infektuar mbi 9 miljon e 838 mijë persona rreth 5 miljon janë shëruar, ndërsa mbi 495 mijë persona kanë humbur jetën.
 
SEDAT SELIMI